Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një sasi lëndë plasëse është vendosur në sheshpushimin e brendshëm në katin e katërt të një pallati pesëkatësh, shumë pranë banesë së kryetarit të bashkisë së Matit, Nezir Rizvani.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 0:04 të mëngjesit të sotëm në lagjen ?Drita?.
?Lënda plasëse ishte vendosur në shesh pushim me një distancë 160 cm larg derës së banesës të shtetasit M.B, rreth 55 vjeç, dhe 2 metra larg derës së banesës të shtetasit N.R, 53 vjeç, Kryetar i Bashkisë Mat?, sqaron policia.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar pjesërisht dy dyert e banesave të shtetasve të mësipërm, ndërsa në momentin e shpërthimit në banesa nuk ka pasur persona.
?Dyshohet se sasia e lëndës plasëse të ketë qenë rreth 50 deri në 100 gramë?, sqaron policia.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes dhe nëse shpërthimi ka lidhje me detyrën e kryebashkiakut apo shënjestër ka qenë familja tjetër.
Policia po zhvillon hetime për të zbardhur autorët e vendosjes së lëndës plasëse, e pa përcaktuar nga policia.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/burrel-lende-plasese-baneses-se-kryebashkiakut/