Ora News – Taksa e pronës sipas zonave, agjent për mbledhjen e taksave

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës ka sqaruar mënyrën se si do të takohen banorët dhe biznesi për taksën e pronës. Duke nisur nga janari i këtij viti, taksa e pronës nuk do të jetë më e njëjtë si për ata që jetojnë në qendër të Tiranës dhe të tjerët që jetojë në periferi. Nënkryetari i Bashkisë Manziku tha se taksën e pronës do ta paguajnë njësoj edhe objektet që nuk janë përfunduar.
Duke nisur nga janarit i vitit 2018, sipas ndryshimeve të parashikuar në paketën fiskale, një banorë i Tiranës që jeton më afër qendrës do të paguajë me tepër taksë për banesën se sa një tjetër që jeton në periferi.
Sipas propozimit të qeverisë një pronar shtëpie do të paguajë 0.05 % taksë të vlerës së shtëpisë, ndërsa bizneset detyrohen të paguajnë 0,15% të vlerës.
Mazniku: Ishte e njëjtë për njerëzit që jetonin në qendër, njerëz që jetonin në zona të shtrenjta apo njerëz që jetonin në periferi në zona të varfra në një tarifë e cila është në përqindje të vlerës së pronës. Kjo e bën taksën më të drejtë.
Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arban Maznikut, tha se deri tani taksa për banorët vilet në faturën e ujit, ndërsa ajo e biznesit nga tatim-taksat.
Qeveria po sheh mundësinë që të jetë një agjent që të mbledhë këto detyrime.
Mazniku: Qeveria ka lënë në ligj obsionin që të ketë një agjent të mundshëm tatimor që ta bëjë mbledhjen për të dyja kategoritë, sidoqoftë kjo është një gjë që do të detajohet më tutje me vendime të posaçme të Këshillit të Ministrave. Ne gjykojmë që ky është një hap shumë i dobishëm përpara.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/taksa-e-prones-sipas-zonave-agjent-per-mbledhjen-e-taksave/

Share This Video


Download

  
Report form