Report TV - Rama replika me Dulen: Zoti Vangjeli, qirje Saliu, po përdor minoritetin...

Report TV 2018-05-08

Views 3

Replika të forta në sallën e Kuvendit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Dule: Një miku im gazetar i spikatur më kishte thënë për ty, ai është njeri i zymtë dhe mbajeni mend se do të mbjellë zymtësi, politike, institucionale, por ky njeri nuk ishte vetëm i zymtë, ky solli kanabizimin, krimin, e bëri një qeverisjen dhe kriminalizimin, dhe kanabizimin dhe ju kryetar dëshiroj t'u bëjë propozim kur në një foltore parlamenti përdoret gjuha e urrejtjes ndërpritet fjala

Gramoz Ruçi: Abuzove me procedurën zoti Dule.

Edi Rama: Zoti Vangjeli, qirje Saliu, nuk di ku zotrore Vangjeli i dëgjove fjalët raciste, gjuhën e urrejtjes, unë fola për një cështje që është e këtij vendi dhe lidhet me aspiratat tona sot, as shava kënd, si bëtë të dy ju këtu. Mbase si minoritar të takonte të pyesje qirje Saliun se ç?kishte më të folurën greqisht timen dhe jo mua, ti tregoje qirje Saliut se gjuha jote është e madhe dhe fat kush e di, dhe jo ta përdorë si qirje Saliu, ti minoritetin e përdor si biznes. Sa per zymtesine time, tjetër hesapi, ja shiko Saliun dhe ndriçohu, por vetëm ver krem se mos nxihesh.

Share This Video


Download

  
Report form