'Shpellarë', Rama: Saliu gënjen Po e kam thënë,iki nga Shqipëria

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANE - Nga Pallati i Kongreseve, lideri i opozitës Edi Rama, kandidati për kryeministër, iu është përgjigjur shumë shqetësimeve qytetare për të ardhmen e kryeqytetit pas 23 qershorit. I mbështetur nga skuadra e tij e Rilindjes, Rama foli për më shumë se një orë për programin për "Tiranën e të gjithëve", edhe të atyre që erdhën nga jugu e veriu dhe që sot janë banorë të kryeqytetit.

Para se të shpaloste programin për "Tirana e të gjithëve", Rama hodhi poshtë akuzat e kundërshtarit të tij politik Sali Berisha i cili sipas tij i ka quajtur "shpellarë".
Rama u zotua se do të largohet nga politika dhe nga Shqipëria nëse vërtetohet se ai ka përdorur termin "shpellarë" për të ardhurit në Tiranë. Premtoi se brenda mandatit të parë lagjet e palegalizuara do të jenë lagje të legalizuara dhe banesat, kapitale si pasuri e patundshme; një proces i cili do paguhet tërësisht nga shteti,dhe familjet s'do paguajnë asnjë lekë.

Share This Video


Download

  
Report form