Ora News – Himara, një ditë pas aksionit

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë pas aksionit të IKMT që prishi 8 ndërtesa, situata në Himarë në dukje ishte e qetë.
Fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Mjedisit janë larguar duke lënë pas gërmadhat e objekteve të shembura, në pritje të vendimit të gjykatës Administrative e Vlorës që vendosi masën e sigurimit të padisë për 12 objekte deri në shqyrtimin e çështjes me themel.
Një nga pronarët që iu drejtua Gjykatës akuzon se para nisjes së aksionit pranë tyre qëndruan ?sekserë? që u kërkuan tokat për pallate.
Banor: Ky është projekti i sekserëve nga Shqipëria dhe Himara që thonë na jepni këto toka t?i bëjmë pallate.
Kosta Neranxi është një nga pjesëmarrësit në takimin me zv ministrin e Infrastrukturës Artan Shkreli ku banorëve iu la afat e enjtja për të plotësuar dokumentacionin e pronësisë! Ai thotë se asgjë nuk u bë në këtë drejtim!

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/himara-nje-dite-pas-aksionit/

Share This Video


Download

  
Report form