Ora News vëzhgon - Fshati Babicë buzë detit i qetë një ditë pas kapjes së mbi 4 ton drogë

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë pas mësymjes së policisë, në fshatin Babicë të Vogël të Vlorës ka rënë qetësia.
Policia është larguar, ndërsa banorët e fshatit ku u kapën 4 tonë drogë qëndrojnë pas dyerve të dritareve të mbyllura, me sy e veshë nga televizionet
Banesa ku u sekuestrua lënda narkotike ndodhet në një pjesë të veçuar të fshatit dhe për të mbërritur aty duhet të kalosh në një rrugë të dëmtuar fshati
Brenda saj qëndrojnë familjarët e Armand Koçerit, të cilët nuk pranojnë ta hapin derën për median.
Në momentin kur është zhvilluar aksioni i policisë, në banesë kanë qenë fëmijët e mitur, bashkëshortja dhe nëna e Armand Koçerit.
Fshati i vogël rreth 10 kilometra nga Vlora, nuk ka më shumë se 6-7 shtëpi, të cilat po ashtu i janë nënshtruar kontrolleve, por brenda tyre nuk është gjetur asnjë lëndë e dyshimtë.
Banorët e paktë të fshatit nuk pranojnë të flasin. As për 31 vjeçarin e arrestuar nuk dihet shumë, veç lidhjeve fisnore me Habilajt.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fshati-babice-buze-detit-i-qete-nje-dite-pas-kapjes-se-mbi-4-ton-droge/

Share This Video


Download

  
Report form