http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pesë vepra shqiptare të arkivave që për një arsye nuk e kanë prekur kurrë skenën teatrale, tanimë kanë një koncept regjisorial për t?iu prezantuar publikut kryeqytetas.
Përzgjedhja e veprave është bërë nga Sonila Kapedani, regjisorja që njihet për hulumtimin në arkiva, ndërsa konceptet regjisoriale janë fituar, pasi veprat i janë prezantuar regjisorëve të rinj e të vjetër.
Vepra e Camaj ngjitet në skenë në regjinë e Shkëlzen Berishës.
Por, emocionet më të mëdha i kanë regjisorët e rinj që e kanë këtë sfidën e parë me publikun.
I konceptuar si një festival, ku jehona është për veprat e pluhurosura në arkiva,në këtë festival rivjen edhe vepra e at Zef Pllumit ?Rrno për me tregue? me regji të Milto Kutalit dhe nën interpretimin e Arben Derhemit.