Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Është nderuar për herë të fundit një prej figurave më të shquara të artit shqiptar, regjisori Mihal Luarasi. Në homazhe morën pjesë familjarë, kolegë, personalitete të shumtë të cilët sollën kujtimet e tyre dhe ngritën lartë këtë artistë avangardë.
Familjarë, kolegë, personalitete i dhanë sot lamtumirën e fundit në ambjentet e Teatrit Kombëtar regjisorit, dramaturgut dhe publicistit, Mihal Luarasi, një prej figurave avangarde të artit shqiptar. Regjisori Pirro Milkani tha se arti tij ishte i një niveli të lartë.
Pirro Milkani: Është një nga figurat më të shquara të artit shqiptar, i cili ka bërë shumë vepra po njollat e murrme ka qenë një evenimet i jashtëzakonshëm i një mjeshtërie të lartë. Është një humbje e madhe por lë pas vetes një trashëgimi është një kujtim i ëmbël për një gjeneratë artistësh që i dhanë shumë artit shqiptar. Pati fatkeqësinë edhe familjare edhe personale që u ndëshkua për një kryevepër. Kujtoj momentin kur u dha ajo shfaqje në këtë godinë që ishte një mrekulli e jashtëzakonshme por që na ra si bombë, që ishte paralajmërimi se do të vinin ditë akoma më të këqija për artin shqiptar.
Artistja e shquar, Roza Anagnosti, tregon mes lotësh se regjisori Luarasi ishte një njeri që mbarte forcë dhe se deri në fund shqetësimi i tij ishte për dramën shqipe.
Roza Anagnosti: Është një moment i vështirë. Nuk gjej fjalë. Humbi një artist i madh por besoj që veprat e tij do ngelen. Një jetë tepër komplekse mirëpo forca e artistit e tregon veten deri në fund me veprat e tij, me shkrimet e tij, me shqetësimet e tij. Një bashkëpunim shumë i mirë dhe i bukur orfeu zbret në ferr nuk u shfaq unë aty kisha rol kryesor bashkë me margaritën. Ishte një mrekulli ardhja e tij nga studimet dhe gjithë kontributi në akademi, në teatër, në anën teorike, në anën kritike deri në fund shqetësimi i tij ishte për dramën shqipe në të gjitha shkrimet e tij.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/lamtumire-mihail-luarasi-iku-me-shqetesimin-per-dramen-shqipe/