http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjitha varrezat e makinave dhe pikat e grumbullimit të skrapit që nuk plotësojnë kushtet mjedisore, do të mbyllen.
Ministria e Mjedisit dhe Bashkia e Tiranës kanë nisur ne terren aksionin për verifikimin e dokumentacionit dhe mbylljen e aktiviteteve qe punojnë ne shkelje me ligjin.
Ministri Blendi Klosi dhe nënkryetari i Bashkise, Arbjan Mazniku, kërkuan nga banoret te denoncojnë shqetësimet e tyre ne platformën e bashkëqeverisjes me qytetaret.
Gjate aksionit janë konstatuar 30 pika grumbullimi te mjeteve te vjetra dhe metaleve qe punojnë brenda ne qytet ne kundërshtim me ligjin.
Ndërkohe Ministria e Mjedisit dhe Bashkia deklaruan se ky aksion do te vijoje edhe për biznese te tjera qe grumbullojnë mbetje duke ndotur mjedisin.