TIRANE-Pas ftesës ditën e djeshme është paraqitur për të dëshmuar te Prokuroria e Krimeve të Rënda për dosjen Habilaj, Saimir Tahiri. Ish-ministri shoqërohet nga avokati.
Dëshmia e Tahirit në prokurori vjen vetëm një ditë pas kontrollit të banesës te Kodra e Diellit nga 4 oficerë të policisë gjyqësore. Pak ditë më parë ishte vetë ish-ministri që ka kërkuar nga prokuroria përmes një shkrese që të pyetet për akuzat që ka ngritur ndaj tij.
Deputeti Saimir Tahiri akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike të drejtuar nga Habilajt, akuzë për të cilën Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e tij, e cila u rrëzua.