Kapet i riu me dy bomba te telekomanduara gati per shperthim

RTV KLAN 2018-05-04

Views 2

Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është arrestuar pasditen e së enjtes në Tiranë.

Mësohet së është vënë në pranga me dy mina C4 të telekomanduara, një 30 - vjeçar nga Librazhdi.

Raportohet se të arrestuarit me inicialet T.G i është sekuestruar dhe një sasi prej rreth 300 gramësh kokainë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, dy minat C4 të lidhura me telefon që telekomandohen në distancë do të përdoreshin për një ngjarje kriminale.

Po të njëjtat burime i thanë Klan Plus se po punohet edhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Ndërsa para oficerëve të Policisë Gjyqësore, 30 - vjeçari nuk ka pranuar të flasë.

KLAN PLUS

Share This Video


Download

  
Report form