Ora News - Kurbin, 36-vjeçari kapet me dy mina me telekomandë gati për shitje

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Lezhës arrestoi një 36-vjeçar ndërsa po transportonte dy mina me telekomandë të gatshmë për përdorim. Fatjon Llanaj dyshohet se i kishte bombat me celular për ti shitur, por policia nuk jep shumë detaje pasi ngjarja është ende nën hetim. Kohët e fundit, disa ngjarje të rënda janë regjistruar nga përdorimi i minave të tekomanduara.

Ky është momenti kur policia e Lezhës ndërhyri për të arrestuar 36 vjeçarin, Fatjon Llanaj, i cili po transportonte me këtë motor dy mina me telekomandë.

36 vjeçari ka qenë nën monitorim nga seksionit kundër trafiqeve të paligjshme në kuadër të operacionit "Skuter" dhe u vu në pranga pranë mbikalimit të Patokut, ndërsa udhëtonte në një motor pa targa.

Në çantën që mbante me vete, kishte të fshehur këto dy mina të lidhura me celular dhe gati për tu përdorur.

Policia nuk jep shumë detaje mbi operacionin, por Ora News mëson se Fatjon Llanaj i kishte për ti shitur dy minat.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kurbin-36-vjecari-kapet-me-dy-mina-me-telekomande

Share This Video


Download

  
Report form