Skandali fshehjes së 300 dosjeve në arkivën e Gjykatës së Tiranës të cilat prej vitesh nuk u dërguan për rekurs në Gjykatën e Lartë ka prodhuar përplasje mes institucioneve të drejtësisë në vend.
Është Gjykata Administrative ajo e cila cilëson të pavlefshme urdhërin e kryetares së Gjykatës së Tiranës, e cila më 17/7/2017 pas një hetimi administrativ vendosi të lirjojë nga detyra kryesekretaren e këtij institucioni dhe ta dërgoj atë për ndjekie penale si person përgjegjës. Report Tv ka siguruar ekskluzivisht vendim nr. 80-2017-3973 të gjykatësit administrativ Tiranë Emiljano Ruli, vendim i cili bënë të pavlefshëm urdhrin e kreytares së Gjykatës së Tiranës Enkeleidi Hajro për shkarkimin ga detyra të kryesekretares Mimoza Cenaj (Lulaj).
Me urdhërin nr. 125 datë 17/7/2017 siç edhe duket në faksimilen e siguruar nga Report TV, znj. Hajro i komunikoi kryesekretares Mimoza Cenaj (Lulaj) lirimin nga detyra. Në faqen dy të urdhërit të kreut të Gjykatës së Tiranës për lirimin nga detyra të kryesekretares argumentohet se ?nuk është vepruar asnjëherë lidhur me komunikimin e kësaj çështje zyrtarisht pranë titullarëve, që ka rekurse të prapambetura, të pavëna në veprim dhe se personat e ngarkuar nuk e kanë kryer detyrën apo kanë kundërshtuar urdhërat e kryesekretares për t'i dhënë drejtim punës?.