Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu në KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Mustafa Nano, Klotilda Ferhati, Lorenc Vangjeli, Ervin Salianji, Elja Zotka, Armand Shkullaku
Në emisionin ?Opinion? të ftuar mbrëmjen e sotme kanë qenë një panel gazetarësh dhe analistësh të cilët do të përballen mes tyre për reagimet e fundit te Ramës ndaj gazetarëve: ?Kush e nevrikosi Edi Ramën?, është tema që po trajtohet në emision.
Gazetarja e politikës në ?TV Klan?, Elja Zotka e pyetur në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, bërë ditën e sotme me gazetarët e medias në vend, e ka konsideruar sakëlldi. Pasi kryeministri bëri një akt të shëmtuar duke ofenduar një koleg gazetar për aksentin e tij verior. ?U largova në momentin kur kryeministri Edi Rama filloi të ofendojë një nga kolegët gazetar, pikërisht për aksentin e tij verior dhe kjo ishte një gjë e shëmtuar që ndodhi në atë histori?, tregoi ajo. Zotka tha se ishte një sulm i përgatitur, pasi deklarata nuk kishte me atë se çfarë ndodhi në Kuvend. Gazetarja tregoi se në kohën kur kryeministri Rama filloi të ofendojë gazetarët, ajo u largua.
Zotka: Ajo çfarë ndjeva nga ajo që ndodhi, do të huazoja një fjalë të z.Rama, sakëlldi. Ishte një sulm i përgatitur, pasi deklarata nuk kishte me atë se çfarë ndodhi në Kuvend. Rama tha se kam ardhur këtu për ju dhe analistët e banakëve mediatikë. Ishte i papritur sulmi, sepse ai nuk na la kohë të bënim pyetje.
I gjithë procesi ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri u kompromentua pikërisht nga provat e paraqitura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi nuk ishin bindëse. Analisti Mustafa Nano, sonte, theksoi në studion e emisionit ?Opinion?, se provat e paraqitura nga prokuroria në Këshillin e Mandateve, nuk mund t?a arrestonin ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas tij, kjo ishte diçka që dukej mjaft qartë për të gjithë ata njerëz që janë të ftohtë ndaj procesit të Tahirit dhe ngjarjen e shohin në një distancë me një sy neutral. Ai tha se një gjë tjetër ishte edhe fakti se prokuroria u bë njësh me opozitën, edhe pse nuk është faji i prokurorëve.
Nano: Prokuroria po bënte një gjë serioze dhe më në fund të gjithë njerëzit e prisnin. Që politika filloi më në fund të ndëshkohej nga organet e drejtësisë.
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, sonte, në studion e emisionit ?Opinion?, tha se do dalin banda të tjera të lidhura me politikën. Ai iu refurua rastit Habilaj, ku Partia Demokratike e kishte denoncuar prej kohësh, por nuk ishte marrë asnjë masë nga ana e policisë dhe institucioneve të tjera përkatëse. Salianji nuk preferoi të japë detaje të tjera, por paralajmëroi dalje tjetër të bandave që veprojnë në vend. Nuk dihet ende nëse PD-ja disponon informacione konkrete, apo kjo ishte thjesht një fjali momentale e deputetit Salianji. Kujtojmë se ai ka denoncuar parcelat me kanabis, duke shkuar personalisht atje.
Gazetari Armand Shkullaku ka reaguar ashpër për fyerjet që kryeministri Edi Rama ka bërë ditën e so...