Opinion - Si po qeveris Edi Rama? (13 tetor 2016)

RTV KLAN 2016-10-24

Views 3

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN;

Te ftuar: Grida Duma, Ylli Rakipi, Olta Xhaçka, Sparta Ngjela, Henri Çili, Mark Marku

Një panel me gazetarë, analistë dhe politikanë diskutoi mbrëmë në studion e Opinion mbi qeverisjen Rama të këtyre 3 viteve dhe mbi largimin e Ben Blushit. Sipas tyre, pika më e dobët e kësaj qeverie është ekonomia, ajo që nuk njohu rritje, mbyllja e bizneseve, papunësia, etj. Ndërsa mbrojtësit e saj, sollën si reforma pozitive:energjinë, arsimin, etj. Më poshtë batutat kryesore në emision sipas çështjeve.

Debati për Blushin

Henri Çili: Është një përfundim i të gjithë debateve që ka iniciuar qoftë me penë qoftë në foltore. Shikoj vetëm një kontradikson midis tezave shumë të majta, diskuri i tij është thellësisht i majtë, ndërkohë që kërkon të bëjë një parti të qendrës.

Spartak Ngjela: Asgjë. Nuk do krijojë involv të ri. Një lëvizje e re do lider. Ai mund të jetë politikan mesatar. Ky rast këtu donte lider. Ai nuk ka impakt si lider. Politikan i themi se ka ekspericenë.

Mark Marku: Është për t?u provuar. Pasi dy partitë e mëdha kanë bllokuar jetën politike në Shqipëri. Nuk lejojnë fraksionet. Nuk kanë tjetër mundësi. Ne Blushin e njohim në bazë të disa ideve. Mbetet për t?u parë se çfarë do sjellë. Nëse Blushi shkëputet nga mllefi, nga Partia Socialiste, nëse do paraqesë një program. Nëse do marrë një kategori të pëkënaqurish brenda PS?

Debati për reformat e qeverisë Rama

Henri Çili: Rama ka krijuar Reforma; 1-Tregu i energjisë; 2-Ka futur në kapitalizëm sistemin e pensionit social; 3-Reformën e arsimit të lartë; 4-Reforma terrotoriale; 5-Reformën në drejtësi. Por ka dështuar keq në dy drejtime në shëndetësi dhe reformen fiskale ne taksen progresive, pra në frymën etatiste?, tha ai.

Ylli Rakipi: Rama nuk ka një program ekonomik. Në fund të çdo programi përmendet Berisha. Në ndërtuam Sali Berishën. Berisha nuk ka bërë këtë. Berisha na la këtë? Kontroll territori nuk ka në një vend ku ra Lazarati dhe mbillet hashash. Ka reformën në energji dhe po krijon tregun e energjisë. Qeverisë Rama i mungon një program ekonomik. Mirëpo ne si populli kemi nje problem shumë serioz. Ne nuk shohim atë që vjen. Ne duam që të ikë ai që është. Ne kemi një qeveriosje shumë të dobët. Me një kabinet? Ky mund të jete një fshat i madh por jo i humbur që mos të ketë 5 ekspertë. Dështimi më i madh i Ramës?? Rama nuk ka qeverisje?

Mark Marku: Reforma në drejtësi është një gënjeshtër. Këtë e bënë të huaj. Po ta donte Rama nuk fuste kriminelët në Parlament. Se çfarë qëllimi kanë për reformën në drejtësi çuan tre gjykatës në parlament dhe të tre gjykatësit që propozoi Rama ua ktheu Strasburgu. Për qeverisjen jemi tre vite pasi kanë marrë mandatin. Nuk di që të jemi një vend në embargo. Rama ka dalë në një program. Tha që do të rrisim ekonominë. Është varfëruar buxheti i shtetit. Janë mbyllur me mijëra biznese. Është rritur papunësia. Qeverisja matet me arritje jo me propagande. Sa janë rri...

Share This Video


Download

  
Report form