Report TV - “Tahiri” Basha: Kuvendi vendosi një rekord të zi, qeveria ka rënë

Report TV 2018-05-04

Views 0

Pas rrëzimit të kërkesës së prokurorisë nga shumica për arrestimin e Tahirit, fjalën në Kuvend e ka marrë Lulzim Basha që nuk i ka kursyer akuzat ndaj Ramës për mbrojtje të ish-ministrit dhe krimit.
Basha u shpreh se është hera e parë në historinë e pluralizmit politik në Shqipëri që rrëzohet kërkesa e prokurorisë për t?i hequr mandatin një deputeti.

?Sot Kuvendi vendosi një rekord të zi, hera e parë që Kuvendi hedh poshtë kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit. 24 deputetëve Kuvendi u ka hequr imunitetin, të majtë dhe të djathtë, në pushtet dhe në opozitë, për akuza të rënda, të lehta dhe qesharake. Por arsyeja ka qenë e thjeshtë, me të mirat dhe të këqijat e tij kanë respektuar parimin e i takon drejtësisë që të vendosë.

Atë ditë kur deputetët socialistë votuan për mbrojtjen e Tahirit, dy miqtë e mi të huaj darkuan në një nga lokalet më luksoze të Tiranës. Për çudinë e tyre, por jo të timen, dy tavolina te vetme të zënë të lokalit kishin në krye socialistë, njëri pinte puro të shtrenjta kubane dhe tjetri me verë që kushton me shtrenjtë se rroga minimale. Dy deputetë rrogtarë që nuk e kishin parë këtë luks, sot jetojnë si sheikë, kjo është e vërtetë e shtetit tënd. Sot me këtë votë keni mbrojtur veten tuaj, e kthyet trëndafilin e partisë në lule të hashashit. Kjo qeveri ka rënë, është e vdekur? deklaroi Basha.

Fjala e plotë e Bashës në Kuvend
Të nderuar bashkëqytetarë, Që krimi, droga dhe e keqja kanë zaptuar Shqipërinë, treguesi më i mirë është puna e këtij Kuvendi. Ja ku jemi prapë, jo për të parën herë, duke u marrë me një tjetër kriminel. Kuvendi i Shqipërisë që pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës është rasti i vetëm në historinë e botës, që është marrë më shumë me punët e kriminelëve brenda kësaj salle, sesa me punët e ekonomisë, shëndetësisë, mirëqenies së njerëzve.

Ja ku jemi, duke shpenzuar më shumë kohë për të larguar kriminelët që ti Edi Rama ke sjellë në radhët e kësaj qeverie dhe këtij parlamenti, sesa të punojmë për jetët e fëmijëve tuaj, për të hapur vende pune dhe për t?i liruar lakun nga fyti njerëzve të thjeshtë. Kemi shpenzuar më shumë kohë për të ndalur dorën tënde grabitëse nga xhepat e njerëzve me tendera, me koncensione, me grabitje sesa për t?i ndihmuar njerëzit në nevojë.

Share This Video


Download

  
Report form