Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Kuvend me akuza ndaj opozitës, e cila është larguar nga salla, sapo kryeministri ka marrë fjalën. Rama ka paralajmëruar deputetët e opozitës se do ta pësojë keq e më keq, duke menduar se po i bëjnë për budallenj shqiptarët.
"As s?ka kë qaj dhe as pse iu qaj, përveçse iu them në sy diçka që ua kam thënë dhe më parë. Kush i bën shqiptarët për budallenj në fund e ha. Mos vazhdoni t?i bëni shqiptarët për budallenj, se keq e më keq do shkoni e do paguani. Kush kujton se e bën budalla gabon. Keni gabuar dhe po gaboni, keq e më keq keni paguar dhe kjo është fatura që keni marrë nga shqiptarët, pasi i keni bërë për budallenj jo njëherë, por herë pas here. Prapë do paguani me kamatëvonesë shumë të lartë", tha Rama.