Komisioni i Sigurisë ka zhvilluar një vizitë në Drejtorinë e Burgjeve për tu njohur me kushtet në qelitë e burgjeve.
Pas takimi, Ermonela Felaj u pyet nga Report TV për raportin i cili thotë se në burgjet shqiptare futen sasi të mëdha droge.
Kryetarja e Komisionit të Sigurisë u shpreh se do të rriten kontrollet në të gjitha burgjet. ?Do të rriten kontrollet në të gjitha burgjet për të ndaluar futjen e drogës? deklaroi ajo.