Report TV - Report TV zbulon fotot si futet droga me pëllumba në burgje

Report TV 2018-05-08

Views 2

Të burgosurit po përdorin metoda të reja për futjen e drogës dhe celularëve në qeli. Report Tv mëson se tashmë është kthyer në trend përdorimi i pëllumbave për futjen e drogës. Në këto foto ekskluzive të siguruara nga Report TV janë pëllumbat të cilat janë kapur me drogë në burgjet shqiptare.
Këtij pëllumbi të bardhë i janë lidhur dy qese dhe në brendësi të tyre është futur hashash. Janë dy pëllumba që janë zbuluar deri më tani të cilët transportonin kanabis dhe njëri prej tyre është kapur në burgun e Lezhës. Përveç drogës, pëllumbat janë kthyer edhe në transportues telefonash.

Por si funksionon transporti i drogës dhe celularëve nëpërmjet pëllumbave? Këta pëllumba që shohim në foto janë stërvitur për të transportuar ?porosi?. Kjo arrihet duke i mbajtur pëllumbat për një periudhë të gjatë në të njëjtin vend dhe duke u dhënë ushqim.

Më pas pëllumbat i largojnë nga vendi ku ata kanë qëndruar dhe i çojnë në një banesë pranë burgjeve, duke mos u dhënë ushqim. Pikërisht në këtë vend pëllumbave u lidhen te këmbët qese me drogë, të cilët më pas ata e çojnë te qelia e burgut ku janë ushqyer.

Shpesh familjarët futin pëllumbat në burgje si dhuratë për të afërmit e tyre. Pikërisht duke i lidhur te dritarja dhe duke i ushqyer për disa muaj, pëllumbat mësohen të rikthehen te i njëjti vend, nëse i largon. Burime të Report TV sqarojnë se një prej pëllumbave është kapur me smartphona pranë ambienteve të burgut të Lezhës, pasi nuk mund të fluturonte dot për shkak të peshës së celularëve.

Share This Video


Download

  
Report form