Reagim - PD: Prokuroria e Katanias nuk ka detyrë të procedojë Tahirin

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas deklaratës së ish-ministrit Saimir Tahiri, ka reaguar edhe PD. Në një dalje për mediat, deputeti Enkelejd Alibeaj tha se Prokuroria e Katanias nuk mund dhe nuk e ka për detyrë të procedojë Ministrin në Tiranë.
Alibeaj tha se Rama mbron Tahirin, ndërsa ka nisur një sulm të paprecedent ndaj prokurorisë shqiptare.
Reagimi i deputetit Enkelejd Alibeaj
Letra që nxori sot Saimir Tahiri mund të tundet për militantët e oborrit por për askënd tjetër.
Prokuroria e Katanias, ka arrestuar Moisi Habilajn dhe kërkon anëtarët e tjerë të bandës, sepse ata janë kapur duke e kryer aktivitetin kriminal në territorin e tyre, në Itali.
Prokuroria e Katanias, nuk mund dhe nuk e ka për detyrë të procedojë Ministrin në Tiranë, që mbështet, lehtëson dhe i hap rrugën bandës në trafikun e drogës.
Kjo është detyrë e prokurorisë shqiptare.

Për më shumë lexoni nëhttp://www.oranews.tv/vendi/alibeaj-rama-mbron-tahirin-sulmon-prokurorine/

Share This Video


Download

  
Report form