ELBASAN-Një biznesmeni i kanë vjedhur kasafortën dhe dy makina gjatë natës në fshatin Mengel.
Pas njoftimit për vjedhjen e banesës së biznesmenit Ylli Salla, policia deklaron se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë banesës së grabitur për të shkuar në gjurmët e autorëve.
Në janar të vitit 2017 Ylli Salla është dhunuar me sende të forta në ambientet e karburantit të tij në qytetin e Elbasanit.
Ylli Salla është një biznesmen i njohur në qytetin e Elbasanit, pasi ka një pikë shitje mermeri.