Pas mbledhjes së grupit - Basha: Vendi në krizë totale kushtetuese, politike dhe morale

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, akuzoi Ramën se po bën gjithçka për të penguar hetimin e Saimir Tahirit.
Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Basha tha se është në një krizë totale kushtetuese, politike dhe morale.
Maxhoranca ka marrë fund, tha Basha, teksa shtoi se opozita do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët dhe me faktorin ndërkombëtar për t?iu përgjigjur kësaj gjendje dhe kësaj krize të vendit.
Basha: Ka frikë nga hetimi i pavarur i drejtësisë që do të zbulojë dhe bashkëpunëtorë të tjerë në kupolën qeveritare të krimit të organizuar ndaj po bëjnë gjithçka për ta penguar këtë hetim. Drejtësia është e nëpërkëmbur, e kërcënuar, vettingu është i marrë fund me këtë qëndrim të Edi Ramës që po e përdor për të kërcënuar prokurorët vetëm sepse guxojnë të hetojnë Saimir Tahirin dhe vendi është në një krizë totale kushtetuese, politike dhe morale. Mazhoranca moralisht është e vdekur. Edi Rama de facto ka marrë fund si Kryeministër. Ne si opozitë jemi dhe do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët dhe me faktorin ndërkombëtar për t?iu përgjigjur kësaj gjendje dhe kësaj krize të vendit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-vendi-ne-krize-totale-kushtetuese-politike-dhe-morale/

Share This Video


Download

  
Report form