Rama: Keto jane arsyet e furtunes ndaj policise

RTV KLAN 2018-05-04

Views 0

?S?është hera e parë që vij tek ju kur furtuna e kazanit të politikës dhe mediat ngrihet mbi kokat e punonjësve të policisë?.

E nisi kështu kryeministri Rama fjalën në një takim me drejtuesit e policisë, i cili vjen pas publikimit të dosjes Habilaj, ku në bisedat e përgjuara të anëtarëve të grupit kriminal implikohen edhe zyrtarë të policisë në trafikun e drogës.

Kryeministri tha se policia është në shënjestër prej 4 vitesh, për disa arsye. E para, ajo e sekuestrimit të pasurive kriminale.

?Kanë ndodhur shumë gjëra, por po ju them një. Deri tani pa mbaruar muaji tetor i këtij viti policia e shtetit ka sekuestuar nga duart e rrjeteve kriminale 35 milionë euro, të cilat në vitin e shkuar, pra deri në fundin e vitit të shkuar, ishin plot 47 milionë euro para të sekuestruara nga krimi. Ndërkohë që në vitin 2013 nuk bëheshin as 1 milionë euro. Atëherë ka nevojë për koment?.

Lufta me kanabisin dhe goditja e grupeve kriminale është një tjetër arsye, thotë kreu i qeverisë.

?Vetëm në Lazarat sipas raporteve të policisë italiane në vitin 2013 u kultivua një sipërfaqe prej 319 hektarash dhe u pradhuan 900 ton kanabis. Tani, këto 900 ton kanabis ku shkuan? Pse nuk i pamë kurrë në televizor? Pse nuk i lexuam kurrë në gazetë? Pse nuk i dëgjuam kurrë nga goja e atyre që në atë kohë drejtonin ministrinë e brendshme? Sepse ato ikën të gjitha, të pa trazuara, të shoqëruara, u shitën matanë detit dhe paratë u ndanë andej dhe këtej detit, poshtë dhe lart. Dhe nëse krahasojmë 4 vite që pararendën 4 -vjeçarin kur u hap kjo luftë, e dini sa është diferenca e arrestimeve të elementëve të përfshirë në veprimtari kriminale? 1 422 me 360. Nuk është sport. Po të ishte futboll, do të ishte 9 ? 1?.

Si dëshmi të luftës pa kompromis që qeveria e tij ka bërë ndaj kanabizimit, Rama e ftoi median dhe kundërshtarët politikë të presin rezultatet e monitorimit nga ajri të bëra nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Interforcën, teksa përshëndeti masat radikale ndaj policëve që nuk bëjnë detyrën.

?Unë i përshëndes dhe inkurajoj masat radikale. Nëse sot policia zbulon parcela me kanabis në Rinas, i gjithë zinxhiri aty duhet shkarkuar nga policia. Kjo është e qartë. I gjithë zinxhiri. Sepse është e pamundur të justifikohet një prani e tillë në një fazë finale të një operacioni kur një muaj janë zgjatur fluturimet me financim nga KE sepse partnerët që ndjekin opracionin nuk arrinin të bindeshin për ç?rrënjosjen që i është bërë kanabisit. Prisni dhe do shihni?.

Në betejën me krimin, kryeminsitri ishte i prerë kur foli për zero kompromis. Paralajmëruar veting në radhët e uniformave blu, që do të bëhet nga një kompani e huaj dhe ardhjen e dy agjentëve të huaj për të asistuar policinë. Por qetësoi policët e ndershëm.

?Më në fund, mbas 2 vjetësh përpjekjesh për të sjellë këtu agjentët e FBI dhe pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me drejtorin e FBI vjen këtu një ndër agjentët me prestigjozë të FBI për të mbështetur policinë e shtetit në luftën kundër krimit të organi...

Share This Video


Download

  
Report form