Kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar se viti që lamë pas ka qenë një vit model për Policinë e Shtetit. Rama solli në vëmendje sfidën e policisë për të ruajtur rendi dhe sigurinë për 6 muaj përballë protestave të dhunshme të opozitës.
"Më 13 Janar 1913, më pak se dy muaj nga themelimi shtetit shqiptar formua institucioni parë Policia e Shtetit. Duhet të qërohen të tillë oficerë dhe të përqendrohet puna e policisë në duar të ndershme. Kjo ishte porosia e Ismail Qemalit në atë kohë. Dhe është një porosi që nuk ka datë skadence. Kjo është A-ja e çdo policie shtetit. Sot më vjen mirë që na jepet mundësia t'u themi të gjithë djemve të përkushtuar dhe shembullorë dhe vajzave që janë pjesë e tyre se e shlyem një borxh ndaj tyre duke i vënë në dispozicion këtë strukturë që i shërben stërvitjes morale dhe profesionale. Për 30 vite rresht të gjithë ata që janë angazhuar me RENEA kanë dhënë shembull dhe nuk janë shpërblyer si duhet. Kjo strukturë është në çdo aspekt dhe standard me ato të vendeve europiane. Është dita për të kujtuar se RENEA u emërua në 91, si pasardhëse e batalionit anti-demostratë në një moment kur pushteti kishte rrëshqitur. Detyra e parë e atij grupi ishte të përndiqte grupet anti-regjim. Sot është koha për t'u matur me të ardhmen. RENEA është një forcë krenarie që tregon se mund të synojmë të kemi standarte të njtëjta me ato të policive të vendeve të BE. Ne presim rezultate mbresëlënëse falë angazhimit të policisë. Lamë pas një vit domethënës për Policinë e Shtetit, tejet të komplikuar dhe të pakrahasushëm me asnjë vit tjetër. Është për të ardhur keq që në atmosferën e rënduar, në disa drejtime dhe në kushtet e një xhungle informacioni krijohet përshtypje e gabuar për kriminalitetin në Shqipëri. Faktet flasin për rënien e vazhdueshme të krimit dhe rritjen e zbulueshmërisë së tyre nga Policia e Shtetit. Raporti ka ardhur duke rritur forcën e shtetit dhe duke ulur forcën e krimit. Falë policisë u sigurua rendi dhe qetësia përgjatë 6 muajve protesta të opozitës, dhe u shfaq jashtë Shqipërisë fytyra e një policie shtetit profesionale përtej vështirësisë së jashtëzakonshme si rezultat i provokimeve. Në çdo aspekt sot policia është më mirë se dje, dhe krahasuar me të nesërmen, dita e sotme nuk mjafton. 2020 është përcaktuar si kyç për të vënë në jetë sulmin ndaj krimit të organizuar", tha Rama