Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Poloni me ftesë të kryebashkiakes së Varshavës, Hanna Gronkiewics-Waltz, dhe Presidentit të Zonës Metropolitane të Barcelonës, ku mori pjesë në forumin e Autoriteteve Metropolitane nga qytetet kryesore të Europës për të diskutuar mbi qëllimet dhe sfidat e përbashkëta.
Në fjalën e mbajtur në panelin me temë ?Modele suksesi në menaxhimin e metropoleve Tiranë, Lion dhe Barcelonë?, kryebashkiaku Veliaj prezantoi arritjet nga Bashkia e Tiranës, e cila falë reformës administrative dhe mirëmenaxhimit të të ardhurave, ka mundur t?i japë vëmendjen e duhur dhe të realizojë një sërë investimesh të rëndësishme edhe në zonat rurale.