Presidenti Nishani merr pjesë në Forumin e 5-të Global të Baku-së

RTV KLAN 2017-07-04

Views 1

Presidenti Bujar Nishani mori pjesë në hapjen e Forumit të 5-të Global të Bakusë, në Azerbajxhan, krahas krerëve të disa shteteve e qeverive, si dhe një numri të madh politikanësh.

Gjatë fjalës së mbajtur në forumin me temë: ?E ardhmja e marrëdhënieve ndërkombëtare: pushteti dhe interesat?, kreu i shtetit e vuri theksin tek e ardhmja e rajonit të Ballkanit.

Konfliktet e dhunshme etnike e fetare tha Presidenti Nishani tashmë janë zëvendësuar e frymën e dialogut, bashkëpunimit dhe zhvillimit të përbashkët mes vendeve të rajonit.

Kreu i shtetit u shpreh se ka ende fuqi dhe interesa të mëdha që e pengojnë Ballkanin të shkëputet tërësisht nga e kaluara, të cilët shfrytëzojnë marrëdhëniet delikate ndëretnike, nacionalizmin primitiv instalimin e frikës përmes terrorizmit, si dhe nivelin ende të ulët të zhvillimit.

Për Presidentin Nishani ?e ardhmja e marrëdhënieve ndërkombëtare do të varet shumë nga mënyra se si shoqëritë dhe vendet tona do të përballojnë dhe adresojnë sfidat dhe kërcënimet aktuale, si në nivel lokal dhe rajonal, ashtu edhe në nivel global?.

Kreu i shtetit vlerësoi gjithashtu edhe angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar si dhe bashkëpunimin me vendet fqinje sa I përket shkëmbimit të informacionit dhe bashkëveprimit mes vendeve./ Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form