Report TV - Prokurori Hajdarmataj: Kemi prova shtesë, avokati: Dosja nuk implikon Tahirin

Report TV 2018-05-04

Views 1

Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka thënë se organi i akuzës ka administruar prova të reja hetimore nga prokuroria italiane. Ai tha se materialet janë sekrete hetimore dhe kërkoi zhvillimin e seancës pa praninë e medias dhe palës së akuzuar. Avokati i Saimir Tahirit, Artan Hajdari u shpreh se Prokuroria nuk ka prova kundër klientit të tij, duke iu referuar dosjes së parë hetimore të mbërritur nga prokuroria italiane. Sipas tij, kërkesa e Prokurorisë për heqjen e imunitetit është e pabazuar në ligj, pasi mungojnë provat.

Këto prova nuk duhet të merren në konsideratë se nuk plotësojnë atë karakter të dyshimit të arsyeshëm që jepet nga Prokuroria që kërkon arrestimin. Dy prova janë paraqitur nga Prokurori: Një, akti i shitjes së makinës kushërinjve shumë të largët dhe fakti se kjo është përdorur nga persona në vepra kriminale.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS