Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një dalje të posaçme për mediat pas shkarkimit të kryeprokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha me tone të ashpra tha se vendimi ishte pjesë e paktit mafioz Rama-Tahiri.
Basha nuk kurseu akuzat dhe ndaj prokurores së përgjjthshme Arta Marku, duke e cilësuar kamikaze të Kryeministrit.
Të njëjtën konsideratë ndau edhe për pasuesen e Hajdarmataj në krye të Krimeve të Rënda.
Basha: 6 ditë më parë kur Saimir Tahiri lajmëroi lënien e mandatit paralajmëruar se kjo ishte bërë nnë marrëveshje me Edi Ramën sipas një pakti mafioz.Saimir Tahiri do të heshtë për gjërat që di mbi rolin dhe përfshirjen e drejtëpërdrejtë në trafikun e drogës të Edi Ramës dhe Olsi Ramës ndërkohë që Rama do ti siguronte Tahirit paprekshmërinë nga drejtësia.
Mbrëmë Edi Rama shpalli në media urdhrin e tij nga prokurorisë kur deklaroi publikisht se nuk ka prova për të dënuar Saimir Tahirin dhe se ai kishte punuar mirë. Nuk u ndal me kaq, sot kamikazja e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme njoftoi shkarkimin e kryeprokurorit të Krimeve të Rënda, drejtuesin e prokurorëve që hetojnë Saimir Tahirin.
Ai është zëvendësuar nga një tjetër kamikaze e Edi Ramës. Shkarkimi i kryeprokurorit të Krimeve të Rënda i kryer me urdhër direkt të Edi Ramës vjen vetëm pak ditë pas mbërritjes së materialeve hetimore nga Greqia dhe Italia, pak ditë pasi prokuroria mori në pyetje shoferin e Saimit Tahirit dhe vendosi ta thërrasë edhe këtë të fundit.
Shkarkimi vjen ditën kur prokuroria nuk kishte më nevojë për autorizimin e Edi Ramës dhe mazhorancës së tij socialiste për të autorizuar arrestimin e Saimir Tahirit pasi KQZ konfirmoi heqjen e mandatit të tij si deputet. Ky shkarkim vjen ditën kur PD denoncoi mbështetjen që Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ka dhënë dhe i jep vëllait të tij Agron Xhafaj duke mos e arrestuar edhe pse është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në Itali si kreu i një bande ndërkombëtare të trafikut të kokainës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkarkimi-i-hajdarmataj-basha-deklarate-mediat-ne-1730