Report TV - Policia referon në prokurori disa asete kriminale të grupit "Habilaj"

Report TV 2018-05-04

Views 1

Drejtori i policisë së Vlorës, Gentian Sehaj ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat, ku theksoi se vijon puna për kapjen e pjestarëve të bandës së Babicës, ndërsa njoftoi se ka nisur edhe një hetim pasurorë për për sekuestrimin dh bllokimin e llogarive bankare të vëllezërve Habilaj.

Sehaj tha se Policia e Vlorës ka referuar në Prokurori për dosjen Habilaj, ndërsa mbrëmjen e djeshme Policia e Vlorës së bashku me Prokurorinë e Krimeve të Rënda zhvilluar kontrollet në disa objekte dhe prona në pronësi të vëllezërve Habilaj, për kapjen e pjestarëve të kësaj bande, por edhe sekuestrim të lëndës narkotike, pasi dyshohej se në këto objekte mund të kishte sasi të lëndës narkotike të fshehur.

Gjithashtu, gjatë natës u kapën dy persona në kërkim ndërkombëtarë,Fredi Hoxhaj, 42 vjeç, banues në fshatin Rromës, Bashkia Selenicë dhe Musto Kapaj, 26 vjeç, banues në fshatin Gjorm - Vlorë, për veprën penale ?Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta?.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS