Thjeshtësia dhe profesionalizmi janë elementët kryeorë që karakterizojnë moderatooren Anila Çela. Karriera e saj në television ka nisur që në moshën 17-vjeçare edhe pse studimet i ka mbaruar për farmaci. Asaj i janë besuar emisione nga më të ndryshmit. Çela ishte sot e ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë?, nga ku është surprizuar përmes një inserti ku kolegët e saj flasin me fjalët më të mira për të.
Pas përfundimit të inserit, e emocionuar u përlot teksa tha: I falenderoj shumë për mendimet që kanë për mua, shpresoj jo për hir të kameras.