Policia dhe Prokuroria ne kerkim te Habilajve

RTV KLAN 2018-05-04

Views 0

Operacioni për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës, të njohur si pjestarë të grupit të Habilajve po vijon nga Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në Vlorë.

Burimet thonë se bëhet fjalë për Florian Habilajn e persona të tjerë, për të cilët ka urdhër arresti nga prokuroria italiane. Burimet thonë se për këtë qëllim janë thirrur për t?u marrë në pyetje njerëz që mund të kenë dijeni mbi lëvizjet, apo vendndodhjen e personave të dyshuar, për të cilët ka urdhër arreste.

Po kështu policia është duke mbledhur informacione mbi vendndodhjen e mundshme të të kërkuarve. Kjo pasi Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se personat ndaj të cilëve ka urdhër arreste nga prokuroria italiane ndodhen ende në Babicë, apo zona të tjera të Vlorës.

Një ditë më parë, policia arrestoi Nezir Seitajn, për të cilin prokuroria italiane e Katanias ka lëshuar një urdhër arrest. Po kështu më 19 Tetor, policia arrestoi në Babicë Armand Koçerrin. Në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan afërsisht 4 tonë kanabis.

Kjo sasi lënde narkotike, e sekuestruar sipas Policisë dhe Prokurorisë i përket grupit të Habilajve. Operacioni nisi në Vlorë, pas sekuestrimit nga policia italiane në Katania të një sasie të konsiderueshme lënde narkotike, ndërsa u arrestuan tre shqiptarë mes të cilëve Moisi Habilaj, i cilësuar si koka e grupit, bashkë me katër italianë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form