Partia Demokratike publikoi këtë të dielë, disa foto të kreut të Policisë Kufitare të Dhërmiut, me Moisi Habilajn, njeriun që po bashkëpunon sipas PD-së me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, për të transportuar drogën nga Vlora drejt Italisë.
Sipas kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, këto foto dëshmojnë se Policia e Shtetit nuk ka prioritet hetimin e trafikut të drogës, pasi është vënë në shërbim të narkotrafikantëve.
?Kushërinjtë e Saimir Tahirit, Habilajt që hetoheshin për trafik droge, dhe që policia i njeh mirë për aktivitetin e tyre në Vlorë e më gjerë, po vazhdojnë të forcojnë lidhjet me pikat kyçe të kalimit të narkotikëve. Kemi këtu, Moisi Habilajn, kushëriri i preferuar i Tahirit, në një lidhje të ngushtë bashkëpunimi me kreun e policisë kufitare në Dhërmi.Pikërisht në Dhërmi, aty ku sipas dëshmisë së oficerit të lartë të antidrogës Zagani, banda e drogës magazinon mallin dhe e bën gati për ta nisur në Itali.Por siç dëshmojnë këto foto, kreu i policisë kufitare në Dhërmi, Sokol Bode, nuk ka prioritet hetimin e trafikut të drogës sepse në fakt është vënë në shërbim të tyre.Ja tek festojnë sëbashku kreu i kufirit të Dhërmiut me Habilajt, arritjet në biznesin kriminal. Dolli pa fund për drogën dhe për shefin e madh në Tiranë?, tha Alibeaj.
Sipas PD-së është provuar publikisht tanimë se makina e Tahirit, është në dispozicion të habilajve kur ata kanë punë me drogën, e më pas në dispozicion të Saimirit kur ai shkon me pushime.
Sërish PD kërkoi largimin e Tahirit për t?i hapur rrugën drejtësisë.