Denoncimi i PD - Bandat e Tahirit dhe Ramës kanë aktivizuar trafikun ndërkombëtar të armëve

Ora News Lajme 2016-05-30

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike dha sot alarmin për aktivizimin e trafikut ndërkombëtar të armëve në Shqipëri.
Për këtë akuzë, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, iu referua operacionit të mëngjesit të sotëm të policisë italiane të koduar ?Iliria?, ku u kapën mbi 1 ton hashash, armë dhe eksploziv të mbërritura nga Shqipëria në rrugë detare.
Noka:Trafikut të drogës që bëjnë bandat e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës i janë shtuar dhe armët.Është kjo arsyeja pse Edi Rama nervozohet kur e pyet gazetarja e ?Euroneës? për trafikun e armëve në Shqipëri, krekoset dhe shet mend në Asamblenë e NATO-s që mbahet në Tiranë por droga dhe armët qarkullojnë sheshit dhe po bëjnë batërdinë në Europë.Sot në Bari janë kapur sai të mëdha droge, armësh dhe eksplozivi që kishin kaluar nga Shqipëria, në pikat e kontrollit kufitar. Pak muaj më parë Kryeprokurori i antimafias italiane dhe alarmin se veç kanabisit dhe drogave të forta nga Shqipëria po vërshojnë armë drejt Italisë dhe Europës. Një fakt për cilin Europa është e shqetësuar dhe ka filluar alarmohet. Bandat e Tahirit dhe Ramës që kanë mbuluar vendin me drogë, derisa kanë këtë licencë për veprimtari kriminale pse mos ti shtojnë kësaj dhe një bonus që është trafiku i armëve. Ata rrisin fitimet, rritet dhe pjesa e Tahirit dhe Ramës.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/bandat-e-tahirit-dhe-rames-kane-aktivizuar-trafikun-nderkombetar-te-armeve/

Share This Video


Download

  
Report form