Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Muaji shtator ka shënuar më pak aksidente krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të INSTAT në krahasim me Shtator 2016, numri i aksidenteve është ulur me rreth 10 %. Shkaku kryesor i aksidenteve lidhet me sjelljen e pakujdesshme të drejtuesve të mjeteve dhe kryesisht janë shënuar nga persona të moshës 25-35 vjeç.
Largimi i emigrantëve duket se ka ndikuar në uljen e numrit të aksidenteve në vend, krahasuar kjo me muajin gusht. Sipas të dhënave të INSTAT gjatë muajit shtator numri është ulur me rreth 10% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Aksidentet rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit ndërsa numri më i lartë i tyre është kryer nga grup mosha 25 ? 35 vjeç. Gjatë muajit shtator 2017 ka pasur 17 viktima, krahasuar me 19 që kanë qenë në të njëjtin muaj të një viti më parë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/aksidentet-rrugore-ulen-me-10-gjate-muajit-shtator/