Ora News – Ulen aksidentet rrugore, 14 viktima më pak se në vitin 2016

Ora News Lajme 2017-07-21

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Masat drastike të policisë rrugore kanë dhënë efekte pozitive duke ndikuar në një ulje të aksidenteve në rrugë dhe për pasojë edhe të viktimave. Në shtatë muajt e këtij viti kanë humbur jetën 117 persona nga 131 të së njëjtës periudhë të një viti më parë.
Aksidentet rrugore vijojnë të marrin jetë njerëzish në rruget shqiptare, por masat shtrënguese të policisë vitet e fundit kanë ndikuar në uljen e tyre.
Sipas statistikave të policisë, nga janari deri në korrik të vitit të kaluar në të gjithë vendin kanë ndodhur 1164 aksidente, nga të cilat 131 persona kanë humbur jetën, 200 janë plagosur rëndë dhe kanë mbetur të plagosur lehtë 1132 persona.
Për këtë vit janë shënuar 1064 aksidente, pra 100 me pak se një vit më parë me 117 të vrarë, 161 të plagosur rëndë, 1078 të dëmtuar lehtë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ulen-aksidentet-rrugore-14-viktima-me-pak-se-ne-vitin-2016/

Share This Video


Download

  
Report form