Deputeti socialist, Saimir Tahiri, ka mbërritur te Kryesia e Kuvendit, ku pritet të nisë mbledhja e Këshillit të Mandateve për të vendosur mbi imunitetin e tij. Tahiri është pritur me ovacione nga mbështetësit pranë Kryesisë së Kuvendit. Ai ka thënë shkurtimisht për mediat: S'keni durim të prisni 5 minuta.
Deputeti Tahiri akuzohet për përfshirje në trafik droge në Shqipëri-Itali. Emri i tij doli pas publikimit të përgjimeve të bandës së drogës në Itali, e cila drejtohej nga shtetasi Moisi Habilaj, që është dhe kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm, aktualisht deputeti i PS, Saimir Tahiri.