Mbërrin në banesë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ai doli nga banesa rreth orës 16:00, ndërsa para pak minutash rreth orës 18:45 ka mbërritur në banesën e tij te Kodra e Diellit.
Tahiri ka përshendetur mbështetësit e tij tek "Kodra e Diellit" sapo është kthyer në shtëpinë e tij. Pak më parë janë mbledhur disa persona të cilët shprehnin mbështetjen ndaj ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahirit.
Teksa ka mbërritur në banesën e tij ai nuk është shprehur për mediat, ndërsa në momentin e daljes nga shtëpia ai tha për mediat se prisni se nuk keni parë asgjë.
Tahiri ka përshëndetur mbështetësit e tij dhe më pas është futur në banesën e tij.