Ora News – Në 2014 Saimir Tahiri udhëtoi jashtë vendit 4 herë me Artan Habilajn

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ora News ka zbardhur dokumentin e Prokurorisë ku kërkohet dhënia e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Saimir Tahiri.
Nga hetimet e Prokurorisë rezulton se deputetit Saimir Tahiri në vitin 2014 ka udhëtuar 4 herë nën shoqërinë e Artan Habilaj, vëllai i të arrestuarit Moisi Habilaj.
?Me datë 16.08.2014, 30.08.2014, 29.08.2014, 08.08.2014, personi në hetim Saimir Tahiri udhëton dhe përdor mjetin me targa AA003GB, i cili sipas aktit të shitjes rezulton të jetë shitur me datë 05.11.2013. Në këto udhëtime rezulton që personi në hetim Saimir Tahiri ka qënë i shoqëruar nga subjektet e tjera të dyshuara Artan Habilaj, etj?, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Tahiri i ka siguruar Habilajve paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale
Po ashtu Prokuroria thotë se nga hetimet është arritur të zbulohet se ?personi në hetim Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bashkëpunuar me zyrtarë të lartë të policisë së shtetit ku si person i dyshuar është dhe ish Ministri i Brendshëm, personi në hetim Saimir Tahiri. Personi në hetim Moisi Habilaj në bashkëpunim me persona të tjerë duke përfituar nga lidhjet e ngushta me ish Ministrin e Brendshëm dhe kundrejt shëprblimeve kanë arritur të bëjnë të mundur kultivimin e sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike, transportimin e tyre në mënyrë të organizuar me destinacion jashtë vendit. Në dijeni të këtyre detajeve dhe me veprime aktive dyshohet të ketë vepruar dhe ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të grupit të strukturuar kriminal.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-2014-saimir-tahiri-udhetoi-jashte-vendit-4-here-me-artan-habilajn/

Share This Video


Download

  
Report form