Report TV - Lumturimi i Nënë Terezës, Veliaj e Noizy japin drekë për njerëzit në nevoj

Report TV 2018-05-04

Views 0

19 Tetori është një ditë shprese për të gjithë njerëzit në nevojë në kryeqytet. Në Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, Bashkia e Tiranës shtroi një drekë të veçantë për personat në nevojë që frekuentojnë qendrat e saj sociale, në shenjë falenderimi e promovimi të vlerave të shpirtit bujar dhe ndjenjës së shpresës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar edhe nga këngëtari i njohur Noizy, shërbeu drekën në mjediset e Qendrës Sociale ?Të Qëndrojmë së bashku?, në Kombinat, nga ku edhe përcolli mesazhin për më shumë solidaritet me njerëzit në nevojë.

Veliaj theksoi se vepra e Nënë Terezës, na frymëzon për më shumë dashuri ndaj atyre që janë në vështirësi. ?Jam shumë i lumtur që jam sot bashkë me Noizyn në ditën e Nënë Terezës, për t?u shërbyer atyre që nuk kanë të gjitha mundësitë që ndoshta ka shumica e Tiranës, që janë të moshuar dhe fëmijët i kanë larg. Në ditën e Nënë Terezës, mënyra më e mirë për ta përkujtuar atë është duke u shërbyer atyre që janë më nevojtarë. Sot bëmë diçka të vogël me dashuri të madhe, që shpresoj se do të kopjohet nga të gjithë. Besoj se kjo energji dhe kjo dashuri që na frymëzon vepra e Nënë Terezës, të lërë një impakt në qytetin tonë dhe në çdo cep të Tiranës ku ka nevojë për më shumë solidaritet?, tha Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka ngritur aktualisht 7 qendra sociale ku ofrohet një vakt i ngrohtë dhe kujdes shëndetësor. ?Kemi 7 qendra sociale ku shërbejmë ushqim, ku kemi kujdes shëndetësor, kujdes psikologjik dhe për të gjithë ata njerëz që e kuptojnë që në Shqipëri jo çdo gjë është perfekte kanë një mundësi konkrete se si mund të shërbejnë dhe se si mund të kontribuojnë?, shtoi Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form