Koleksioni i veçante me objektet e Nene Terezës

RTV KLAN 2018-05-09

Views 0

Objektet personale të shenjtores Nënë Tereza përbëjnë edhe një nga koleksionet më të veçanta që sjellë ?Java Shqiptare? në organizimin e saj të përvitshëm për festat e çlirimit dhe pavarësisë.

Rosario, letra të shkruara nga shenjtorja apo qilimi me motive shqiptare ku Nënë Tereza kryente ritualet e saj fetare u mundësuan nga zonja Liri Berisha. Këto objekte dhe fotografi të Nënë Terezës përgjatë misionit të saj humanitar do të qëndrojnë të ekspozuara në hollin e hotel ?Rogner?, i shndërruar në një odë të historisë, kulturës dhe traditës shqiptare.

Liri Berisha: ?Nënë Tereza ka pasur një sar dhe një kryq. Dhe të thuash se do bëj një ekspozitë për Nënë Terezën është një guxim i madh dhe të mendojë njeri se çfarë do të fusin në atë ekspozitë. Por, kur shikon veprën e kupton se nuk ka asnjë sallë që ta nxjerrë atë vepër dhe nuk ka asnjë muzeum të përmbushë atë që ne kërkojmë?.

Hapësirë në ?Java Shqiptare? gjejnë edhe instrumente autentike, prodhime artizanale, veshje të traditës të ruajtura me kujdes nga Linda Spahiu dhe produkte ?Made in Albania?, e veçanërisht rakitë dhe verërat e varieteteve të ndryshme të rrushit.

E hapur deri në 29 Nëntor, për vizitorët mbrëmjeve do të luhet muzikë e traditës.

Share This Video


Download

  
Report form