Ora News – Hetim pasuror Habilajve, Prokuroria kërkon të dhëna për pronat e bizneset

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria shqiptare është na hapat e parë të nisjes së një hetimi pasuror në lidhje me pronat e rrethit fisnor të familjes Habilaj në Vlorë.
Prokuroria e krimeve të rënda dhe prokuroria e Vlorës janë duke shkëmbyer informacion në lidhje me pikënisjen e këtij hetimi ndërsa në procesin e mbledhjes së informacionit është përfshirë edhe policia e shtetit.
Bazuar në ligjin Antimafia, mësohet se ka nisur mbledhja e informacioneve e dokumenteve në lidhje me gjithë pronat që janë regjistruar në emër të anëtarëve familjes Habilaj dhe të afërmve të tyre.
Procedimi penal për hetimin pasuror ndaj vëllezërve Habilaj dhe personave të tjerë që mund të rezultojnë pronarë të pasurive me origjinë kriminale pritet të fillojë në prokurorinë e krimeve të rënda.
Kjo e fundit ka një hetim penal të nisur prej muajsh për trafik droge në lidhje me grupin Habilaj. Oficerët e kësaj prokurorie, mësohet se kanë nisur kërkesat e para zyrtare për informacion në adresë të bankave, Hipotekës, QKR-së, agjencive të transfertave dhe institucioneve të tjera. në këto shkresa të hetuesve kërkohet evidentimi i pasurive dhe llogarive bankare të anëtarëve të familjes dhe gjithë rrethit të tyre familjar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hetim-pasuror-habilajve-prokuroria-kerkon-te-dhena-per-pronat-e-bizneset/

Share This Video


Download

  
Report form