Rama ne Shkup: Te heqim barrierat, me shume nderveprim mes nesh

RTV KLAN 2018-05-03

Views 1

Qeveria shqiptare dhe ajo maqedonase do të mbajnë një mbledhje të përbashkët. Për këtë u ra dakord në takimin që kryeministri Rama dhe homologu i tij Zaev patën ne Shkup në kuadër të samitit rajonal me fokus biznesin dhe ndërveprimin ekonomik.

Në fjalën e tij kryeministri Rama bëri ftesë për eliminim të barrierave, pasi kështu do të krijoheshin më shumë hapësira për rritjen e shkëmbimeve tregtare mes vendeve të rajonit, në kuadër edhe të procesit te Berlinit.

?Është e pabesueshme të mendosh se sipas llogaritjeve të Bankës Botërore, janë 3800 vite pritje në kufijtë e vendeve tanë Njerëz që presin dhe mallra që presin. Ndaj, në këtë boshllëk mes së kaluarës dhe së ardhmes na duhet të luftojmë shumë, që të mos lejojmë më që njerëzit dhe mallrat të presin dhe të hapim këtë hapësirë të madhe për bashkëpunim dhe tregti.?

Rama foli edhe për potencialin e madh turistik mes vendeve te rajonit. Gjatë qëndrimit në Shkup, kryeministri shqiptar pati takime me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni, kreun e BDI-së Ali Ahmeti, atë të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe Bilall Kasamin e Besës. /Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form