PD: Parlamenti ka deputete me rekorde kriminale

RTV KLAN 2018-05-03

Views 0

Pak ditë pasi i kërkuan prokurorisë verifikimin e formularit për deputetin e Partisë Socialiste Gjetan Gjetani dhe atë të PDIU-së Aqif Rakipi me pretendimin se kanë fshehur të dhëna për aktivitet kriminal, një tjetër denoncim vjen nga rradhët e demokratëve.

Pas mbledhjes së këshillit të rregullores, deputeti Eduart Halimi foli me shqetësim se pavarësisht ligjit të dekriminalzimit, parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit vijon të jetë strehë e personave me rekorde kriminale.

?Mazhoranca e sotme ka fshehur deputetë që duhet të shkojnë përpara drejtësisë, sic janë edhe kërkesat për ekstradim nga interpoli. Parlamenti sot ka në përbërje të tij deputetë me rekorde të tmerrshme kriminale, e cila është evidentuar qartë nga raporti i OSBE-së për zgjedhjet e 2017-ës, ku në faqen 11 parashikohet se deputetë me të dhëna kriminale janë futur në Parlament?.

Demokratët kanë kërkuar që këtë shqetësim ta adresojnë në kodin e sjelljes së deputetëve, për të cilin mazhoranca është shprehur e hapur për çdo amendim nga ana e opozitës.

Vasilika Hysi: ?Opozita të shfrytezojë hapeësirën, të paraqesë sugjerime konkrete?.

Këshilli i Rregullores ra dakort që deri në miratimin e kodit të sjelljes të ngrihet një grup pune me deputetë nga rradhët e PS-së, PD-së e LSI-së, i cili do duhet t?i paraqesë një dokument me të gjitha amendimet që vijnë nga grupimet politke në kuadër të rregullimit të ri ligjor.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form