Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në mbledhjen e Asamblesë së FRD, Bamir Topi u shfaq i irrituar me klasën politike duke i akuzuar për pengues të zhvillimit të vendit. Topi ka shprehur ato që FRD i ka konsideruar si të nevojshme përsa i përket çështjeve që lidhen me zgjedhjet dhe reformat, duke nënvizuar se reforma zgjedhore duhej të bëhej paralel me reformën në drejtësi.
Topi: Kemi thënë që Parlamenti ka nevojë të ketë më pak deputetë, e kemi në program. Kemi thënë që presidenti të zgjidhet nga populli. Reforma zgjedhore duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Duhet të depolitizohen komisionet zgjedhore. Listat duhet të jenë të hapura që reforma në drejtësi duhet të kishte shkuar paralelisht me reformën zgjedhore.
Një kritike kishte edhe për ish-kryeministrin Berisha të cilin e akuzoi se ka përcarë të djathtën dhe është përpjekur të pengojë reformën në drejtësi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/topi-parlamenti-ka-nevoje-per-me-pak-deputete/