Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Degët e mjekësisë dhe ato ekonomike rezultojnë më të kërkuarat në 6 universitetet e rretheve, të cilat çelën dyert me qindra kuota të lira dhe degë që rrezikojnë të mbyllen për këtë vit akademik.
Infermieria, Ekonomiku dhe Arsimi parashkollor janë degët më të kërkuara në 6 Universitetet e rretheve që çelen dyert, me qindra kuota të lira dhe programe studimi që rrezikojnë të mbyllen.
Në Universitetin ?Eqerem Cabej? në Gjirokastër janë vetëm 287 studentë të rinj të cilët e çojnë në pak më shumë se 1000 numrin e përgjithshëm në të gjitha programet e studimit.
Ashtu si vitet e fundit matematikë-fizika, gjuha dhe qytetërimi grek, teknologjia e informacionit rrezikojnë të mbyllen nëse nuk arrijnë 10 studentë.
Bektash Mema: Janë në një numër të kufizuar studentëshdhe rrezikohet në ndonjërin prej tyre edhe frekuentimi për këtë vit akademik.
Në skajin tjetër të vendit Universiteti i Shkodrës çeli dyer për mbi 16 mijë studentë, por 700 të rinj më pak se kuotat e përcaktuara.
Nga Universiteti ?Luigj Gurakuqi?, zëvendës/kryeministrja Sedina Mesi theksoi suksesin sipas saj të Reformës në Arsimin e Lartë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zbrazen-fakultetet-ne-rrethe-kuotat-mbesin-bosh/