Report TV - "Dita e ushqimit", fëmijët gatuajnë receta bio, u thonë jo patatinave

Report TV 2018-05-03

Views 4

16 Tetori Dita Botërore e Ushqimit është manifestuar me një event të veçantë në Ëord Academi of Tirana që synon edukimin e nxënësve për ushqim të shëndetshëm.
Kuzhinieri Mondi Kikino dhe drejtoresha e Food Revolution Albania, Dhurata Thanasi, kanë demonstruar disa ushqime tradicionale

?Mbi të gjitha kemi folur për shpërdorimin e madh që ne i bëjmë ushqimit, sidomos në një botë të industrializuar, në një botë virtuale që jemi ne dhe në një shoqëri shumë konsumatore që jemi"-thotë ajo

Tema e zgjedhur për eventin është prezantimi i ushqimeve shqiptare

"Kjo për disa arsye, në radhë të parë për t?i dhënë vlera ushqimit tonë dhe fëmijëve tanë t?ju japim me vërtetë ushqime të shëndetshme. Por dhe të ndihmojmë dhe prodhuesit të vegjël, pasi me sakrifica të mëdha prodhojnë vërtetë prodhime cilësore me të gjitha vlerat ushqimore që kanë. Keto janë natyrale dhe të shëndetshme"- thotë ai

Ushqime të prodhuara kryesisht në vendin tonë, karrota, rrepa, lakra, domate, djath, janë servirur me fantazi e shije për fëmijët. Ky demonstrim për disa fëmijë ka mjaftuar që të mos ëndërrojnë më për patanina apo nutella

Fëmijët japin mbresat e tyre pasi kanë provuar ushqimet shqiptare të përgatitura me metodën manuale

"E kam provuar ushqimin shqiptar dhe pasi e kam konsumura kam vendosur që ushqimin shqiptar që e kemi prodhuar vetë është më e mirë se ajo që është blerë në dyqane"- thotë vogëlueshja.

Të udhëhequr nga Dhurata Thanasi Demneri, fëmijët kanë përgatitur me duart e tyre një ëmbëlsirë të freskët me shije ekzaltuese dhe për 10 minuta është gati për të ngrënë.

?Shumë e thjeshtë , është e bërë me rikotën shqiptare, e ëmbëlsuar me mjaltë, me fara tërshëre me fara lini, që rriten në territorin shqiptar, por i kemi kaluar pak arrë kokosi për ti dhënë dhe ngjyrën e bukur të bardhë që e kanë qejf dhe fëmijët?-përfundon zonja Demneri.

Share This Video


Download

  
Report form