Report TV - Virusi i gripit, Manastirliu: Dërgojini fëmijët në qendra shëndetësore, jo vetëm në QSUT

Report TV 2020-01-07

Views 0

TIRANE- Ndërsa qarkullimi i virusit të gripit është në rritje, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu siguroi se shërbimi do të jetë 24 orë në tre qendra shëndetësore në Tiranë, pa patur nevojë që të shkohet në spital për urgjencat pediatrike që mund të trajtohen në qendrat shëndetësore, në kushte të mira dhe me profesionistë pediatër të kualifikuar.

Manastirliu inspektoi qendrën shëndetësore nr. 10 në Tiranë, e cila është një prej qendrave që është kthyer në qendër 24 orëshe për të përballuar fluksin e pacientëve në sezonin e dimrit. ?Virusi i gripit, sipas sistemit të survejancës ka një intensitet mesatar, me tendencë rritje, ndaj ne i jemi përgjigjur kësaj situate me garantimin e shërbimit shëndetësor 24 orësh në 7 ditë të javës në qendrat shëndetësore të Tiranës, ku edhe fluksi është më i lartë. Janë 3 qendra shëndetësore, ajo nr. 10 që do të mbulojë zonën e ish-Oxhakut, qendra shëndetësore nr. 8 në zonën e ish-bllokut, qendra nr. 7 në Laprakë, të cilat ofrojnë shërbim shëndetësor për fëmijët në moshën pediatrike edhe gjatë natës?, u shpreh Ministrja Manastirliu gjatë inspektimit në qendrën nr. 10 në Tiranë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS