Investimi - Bashkia dhe “Fundjava Ndryshe” rikonstruktojnë shkollën e fshatit Shkallë-Dajt

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga një godinë e degraduar, ku fëmijët ishin detyruar që hapësirën e mësimit ta ndanin edhe për magazinimin e druve dhe materiale të tjera, shkolla ?Ejona Dinga? në fshatin Shkallë-Dajt është rikonstruktuar me të njëjtën cilësi si shkollat më të mira të Tiranës.
Bashkia e Tiranës dhe nisma ?Fundjava ndryshe? bënë të mundur rikonstruksionin dhe pajisjen me bazën e nevojshme materiale të shkollës, e cila ishte kthyer dhe në një nga shqetësimet kryesore të banorëve të fshatit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi cilësinë e punimeve dhe theksoi se kjo shkollë është një tjetër dëshmi e vëmendjes që ka Bashkia ndaj zonave rurale.
?Sot jemi në shkollën më të vogël të bashkisë së madhe të Tiranës, ndërkohë që vitin e filluam në shkollën më të madhe të bashkisë së Tiranës, te gjimnazi ?Qemal Stafa?, me rikonstruksionin e godinës. Shkolla e fshatit Shkallë ka më pak nxënës se klasa më e vogël në Tiranë, por ka një parim: Një për të gjithë, të gjithë për një. Që do të thotë se duhet të ofrojmë të njëjtin shërbim, si në qendër të Tiranës, si në Bllok, si brenda Unazës, si në zonat periferike, deri në stacionin tonë të fundit që është shkolla e fshatit Shkallë?, tha Veliaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-dhe-fundjava-ndryshe-rikonstruktojne-shkollen-e-fshatit-shkalle-dajt/

Share This Video


Download

  
Report form