Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në fillim nisi si iniciativë e një djaloshi për të ndihmuar sadopak familjet në nevojë dhe më pas u shndërruar në fondacionin ?Fundjava Ndryshe?. Nën drejtimin e Arbër Hajdarit ky fondacion festoi 1-vjetorin e krijimit por me një vizion të ri për të ndihmuar të pamundurit.
I riu Arbër Hajdari në aktivitetin me rastin e një vjetorit tha se fondacioni po shërben si ndërmjetes më kompani të ndryshme për të siguruar vende pune për familjet në nevojë.
Arbër Hajdari: Kemi shumë ide të cilat kanë vetëofruar punë dhe ne jemi ndërmjetësit për të punësuar kryefamiljarët e njerëzve në nevojë. Kemi arritur t?ia dalim, të bëjmë marrëveshje me sp itale private dhe me studiot partnere ligjore që kanë marrë përsipër problemet e njerëzve në nevojë dhe nuk kanë mundësi të paguajnë. Tani Fundjava Ndryshe do të jetë ndërmjetëse për bursa studimi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fundjava-ndryshe-feston-1-vjetorin/