Report TV - Aksident në Vlorë, përplasen 4 makina, njëra përmbyset

Report TV 2018-05-03

Views 1

VLORE-Katër makina janë përfshirë në një aksident në rrugën transballkanike. Report Tv ka siguruar pamjet e aksidentit që është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë. Njëra nga makinat është përmbysur nga aksidenti, ndërsa raportohet për një person të plagosur, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.


Sipas burimeve nga spitali i qytetit bregdetar të Vlorës, gjendja e shoferit të plagosur është e rëndë. Ka qenë makina tip ?BMW? me targa AA759 E, e cila ka shkaktuar aksidentin, pasi si pasojë e shpejtësisë ka humbur kontrollin duke përplasur 3 makinat e tjera që ishin të parkuara.

Share This Video


Download

  
Report form